Kunati i Albulena Haxhiu i ashpër me Muratin dhe Pecin: Çfarë qenka Shqipja që nuk e votoi Gërvallen? - NACIONALE

Kunati i Albulena Haxhiu i ashpër me Muratin dhe Pecin: Çfarë qenka Shqipja që nuk e votoi Gërvallen?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Dardan Krasniqi, kunati i deputetes Albulena Haxhiut, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve Hekuran Murati, Faton Peci e Haxhi Avdyli, të cilët sot i futen në një “thes” me Listën Serbe të gjitha ata që nuk e votuan Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai i ka pyetur zyrtarët e VV-së se çka është deputetja Shqipe Selimi që sot nuk e ka votuar Gërvallën për kryeparlamentare.

Sipas tij, zyrtarët në fjalë janë mjerana dhe shantazhesh.

“Çka është Shqipe Selimi që se paska votuar Donika Gërvallën për kryekuvendare! Pra sipas VV-së Hekuran Muratit, Haxhi Avdylit dhe Faton Pecit i bie që ata që se votuan Donikën janë si Lista Serba! Çfarë qenka Shqipja që nuk e votoi sot! Mjerana! Përqarës! Shantazhues!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme