Kujtimi i dy mësuesve frymëzues: Kurti takon Osman Jakupin dhe Afërditën në Ditën e Mësuesit
Në Ditën e Mësuesit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka renditur dy prej figurave më frymëzuese të arsimtarëve në vend, mësuesin e plagosur dhe të burgosur Osman Jakupi nga Baksi dhe Afërditën, vajzën e mësueses Nafije.
Kurti ka rrëfyer rrugëtimin e tyre të përbashkët ku ndër të tjera ka kujtuar kohën kur ai ishte në burgjet e Serbisë bashkë me mësuesin Osman Jakupi nga Baksi, i cili ishte i plagosur, i burgosur, i malltretuar dhe i torturuar. Gjatë luftës, Jakupi humbi katër anëtarë të familjes, ndërsa vetë mbeti me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj.
Ndërkaq, Afërdita, vajza e mësueses Nafije Dobruna-Deva, ishte e vetmja e familjes së saj. Kurti kujtoi se kur ai ishte nxënës i fillores, Afërdita ishte studente e Matematikës dhe më vonë u bë profesoreshë në Gjimnaz, si dhe asistente në Fakultetin e Ndërtimtarisë, duke mësuar lëndët Matematikë I, II dhe III.
Në ditën e 7 marsit, kryeministri Kurti takoi mësuesin Osman dhe Afërditën për t'u uruar festën.