Kujdes: Në Prishtinë ka nisur shqiptimi i gjobave për shkeljet në trafik nëpërmjet kamerave të sigurisë - NACIONALE

Kujdes: Në Prishtinë ka nisur shqiptimi i gjobave për shkeljet në trafik nëpërmjet kamerave të sigurisë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Prishtinë ka nisur shqiptimi i gjobave nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Postimi:

Fillon shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë

Prishtinë, 26 Nëntor 2025- Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka filluar shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve në trafik, përmes monitorimit të kamerave të sigurisë që janë vendosur në rrugët e Prishtinës.

Ky sistem i avancuar është funksionalizuar me qëllim të rritjes së sigurisë publike në rrugët e Kryeqytetit, po ashtu edhe me qëllim të zbulimit të rasteve të ndryshme.

Me anë të këtyre kamerave do të mundësohet identifikimi në kohë reale i kundërvajtjeve, siç janë tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i semaforëve, ndalimi në vende të palejuara dhe shkelje të tjera sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Pas identifikimit gjobat do të dërgohen në adresat postare të kundërvajtësve.

Policia e Kosovës thekson se përdorimi i kamerave është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të menaxhimit të trafikut, duke synuar rritjen e sigurisë së qytetarëve në komunikacion dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të respektojnë rregullat e trafikut, ngase qëllimi kryesor i këtij sistemi është parandalimi, siguria publike dhe ruajtja e jetës së qytetarëve.

Lajme të ngjashme