Kuçi i reagon Konjufcës pas padisë: Po i duhen 15 mijë euro me ia dhënë ndonjë djali të axhës, që i mbeti pa u punësuar
Sot në media u raportua se kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka paditur për shpifje zyrtaren e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.
Po ashtu, u përmendën edhe 15 mijë euro si dëmshpërblim.
Kjo e fundit, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka ironizuar me situatën, duke thënë se “me siguri po i duhet me ia dhënë ndonjë djali të djalit të axhës, që i ka mbetur pa u puënsuar”.
“Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert” – ka shkruar ajo tutje.
Postimi i plotë:
Glauk Konjufca më paska paditur për shpifje, 15.000 € është dëmshpërblimi që po e kërkon si kompensim, me siguri po i duhen për me ia dhënë ndonjë „djali të djalit djalit të mixhës“, që i ka mbetur pa u punësu.
Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert.