Kryeziu-Hyseni: LDK-ja as vetë nuk po di se çfarë po do - NACIONALE

Kryeziu-Hyseni: LDK-ja as vetë nuk po di se çfarë po do

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar qasjen e LDK-së.

Duke komentuar qëndrimet e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ajo ka thënë se kjo parti nuk po di se çfarë dëshiron.

Pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit, ajo ka thënë se LDK-ja po insiston në vazhdimin e bllokadës.

“Kujtojmë deklaratën e kryetarit të LDK-së, që ka thënë se nuk do të bëhemi pengesë e konstituimit të Kuvendit, por po vazhdojnë ta bllokojnë atë. Ose deklarata që nuk votojnë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit nga LVV, por as nuk dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje. Është absurde dhe as ata vet nuk e din së çfarë po duan, por janë të sigurt të vazhdojnë bllokadën”, ka deklaruar ajo.

Lajme të ngjashme