Kryetari Rama kujton Rugovën: Përkujtohet rrugëtimi i tij paqësor drejt pavarësisë së Kosovës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar për përvjetorin e 17-të të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se përkujtohet dedikimi i tij i pareshtur dhe rrugëtimi i tij paqësor drejt pavarësisë së Kosovës.
“Në 17 vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, përkujtojmë dedikimin e tij të pareshtur dhe rrugëtimin paqësor drejt pavarësisë së vendit tonë. 02.12.1944 - 21.01.2006”, ka shkruar Rama.
