Haradinaj përkujton Rugovën: E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruajtur me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur.
“E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij”, ka shkruar ai.
