Kurti: Ibrahim Rugova intelektual e humanist
Kryeministri Albin Kurti së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, vendosën lule para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së tij.
Kurt i cili para se të bëhej kryeministër, e para koalicionit me LDK-në e listën GUXO, nuk e kishte vizituar asnjëherë varrin e Presidentit, sot pati fjalë të zgjedhura për Presidentin historik.
Kurti 21 janarin e ka quajtur ditë të ftohtë, në të cilën e përkujtojmë Presidentin e parë të Kosovës.
Në spikamë të vlerave të Rugovës sipas Kurtit qëndrojnë, qëndrimi i tij intelektual sjellja paqësore si dhe qasja humaniste.
“Bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu vendosëm lule të freskëta dhe bën homazhe këtu në Prishtinë, te varri i Presidentit Ibrahim Rugova. Presidentin e parë të Republikës së parë të Kosovës dhe Presidentit të parë të Kosovës së çliruar.
21 janari është ditë e ftohtë dhe është një ditë teksa kujtojmë Presidentin Ibrahim Rugova e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual me sjelljen paqësore e qasjen humaniste për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kombëtarizimin e rezistencës së saj.”- ka thënë Kryeministri.
Kujtojmë se Kurti në fakt ishte përballur me “kusht” nga LDK, kur pati bër koalicion, për vizitë te varri i Presidentit, e në atë “kusht”, Presidentja e aktuale Vjosa Osmani, ishte mjaft këmbëngulëse.