Kryetari i Zubin Potokut: Unë mundem e shku, por sa ka kushte pune në objektin komunal? - NACIONALE

Kryetari i Zubin Potokut: Unë mundem e shku, por sa ka kushte pune në objektin komunal?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, ka dhënë një prononcim të shkurtër për Radio Evropën e Lirë (REL), ku ka folur rreth kushteve në objektin komunal.

Ai ka thënë se nuk e ka problem të shkojë në objekt, por se problemi qëndron se sa ka kushte për punë aty.

“Unë kam mund, mundem prapë të shkoj, por sa janë kushtet e punës? Do të thotë unë mund të shkoj, por kushtet e punës, i kemi disa kushte që po i shfrytëzojmë prej këtyre zyrave komunale për t’u konsoliduar sa më mirë. Kështu që nuk do të thotë ajo (që të shkoj në ndërtesën e komunës v.j.).”tha ai për REL.

Kujtojmë që Zeqiri po e kryen punën e kryetarit të komunës nga Zyra për Komunitete në fshatin Çabër.

Lajme të ngjashme