Kryetari i Shoqatës së Naftarëve: Ditëve në vijim pritet të ketë rënie të çmimeve të derivateve - NACIONALE

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve: Ditëve në vijim pritet të ketë rënie të çmimeve të derivateve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani ka thënë se meqenëse ka rënie të çmimit të derivateve në tregjet ndërkombëtare, kjo po reflekton edhe në Kosovë.

Ai në një përgjigje për Gazeten Nacionale ka thënë se aktualisht një litër naftë sillet nga 1 euro e 44 centë deri në 1 euro e 51 centë, ndërsa litra e benzinës është 1 euro e 30 centë deri në 1 euro e 38 centë.

Ka rënie të çmimit në Berzë dhe tregjet ndërkombëtare, ndonëse po reflekton edhe në Kosovë”, ka thënë Berjani.

Sipas tij, në fund të muajit mars, pritet të ketë stabilizim të tregut.

Ditëve në vijim pritet të ketë rënie të çmimeve. Sipas informatave nga Organizata Prodhuese OPEC, nga fundi i marsit pritet të ketë stabilizim të tregut”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme