Kryetari i Preshevës nesër dorëzon Kallëzim Penal, pretendon se janë keqpërdorur mjetet e Qeverisë së Kosovës - NACIONALE

Kryetari i Preshevës nesër dorëzon Kallëzim Penal, pretendon se janë keqpërdorur mjetet e Qeverisë së Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, pritet që nesër të dorëzojë Kallëzim Penal për keqpërdorim të mjeteve të Qeverisë së Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Arifi po pretendon se mjetet janë keqpërdorur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Kallëzimi penal pritet të dorëzohet në orën 14:00 në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

Pas kësaj, do të mbahet edhe një konferencë për media.

"Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës. Faleminderit për mirëkuptim.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme