Kryetari i PDK-së: Albin, me Milan Radojiçiqin, a me koordinim a pa koordinim? - NACIONALE

Kryetari i PDK-së: Albin, me Milan Radojiçiqin, a me koordinim a pa koordinim?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përgjimit të publikuar sot nga gazeta Nacionale ku evidentohej se shefja e grupit parlamentar të VV-së kishte komunikuar me të dyshuarin për krime të ndryshme Millan Radojiçiqin.

Krasniqi ka përdorur një shprehje të vetë Kurtit kur tallej me opozitën që kërkonte koordinim me ShBA-të dhe BE-në.

“Albin, me Millan Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?” – ka thënë z. Krasniqi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Reagimet ndaj këtij përgjimi janë të shumta. Megjithatë, deri tash nuk ka asnjë reagim nga ana e vetë znj. Kusari, kryeministrit Kurti apo ndonjë figure të lartë të Vetëvendosjes.

Statusi:

Lajme të ngjashme