Kryetari i Komunës së Linzit letër Kurtit, e quan "agresion" kidnapimin e policëve, i jep mbështetje për zgjedhjet dhe sundim të ligjit në veri
Kryeministrit tonë Albin Kurtit i ka ardhur një mbështetje nga Linzi i Austrisë. Kryetari Klaus Luger i ka dërguar një letër në të cilin e ka mbështetur për zgjedhjte dhe e ka dënuar agresionin e Serbisë më 14 qershor.
Kryeministri i Kosovës e ka quajtur qysh në orët e para pas kidnapimit të policëve sjelljen e Serbisë si agresion. Dhe ka kërkuar që të quhet kështu edhe nga partnerët më të mëdhenj ndërkombëtarë të Kosovës.
Megjithëse ShBA dhe BE kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve, megjithatë nuk e kanë quajtur agresion.
I'd like to thank the mayor of Linz, Klaus Luger, for supporting 🇽🇰 in respecting the election results & rule of law in the north, as well as for his condemnation of Serbia's aggression, incl. the kidnapping of the three police officers. European democratic solidarity is pivotal. pic.twitter.com/0fQwEAnVs1
— Albin Kurti (@albinkurti) June 25, 2023
E kryeministri së fundi ka treguar se kush e ka quajtur: Klaus Lugeri i Linzit.
Kurti ka njoftuar sot se ka marrë një letër nga Lugeri, që i jep mbështetje për zgjedhjet, sundimin e ligjit në veri e po ashtu edhe për denoncimin e agresionit të Serbisë.
“Solidariteti demokrat evropian është qenësor,” – ka thënë kryeministri.
Letra
Çka thuhet në atë letër?
Luger tregon se po përcjell me shqetësim të madh zhvillimet në Kosovë.
“Agresioni nuk duhet të jetë më instrument në politikën ndërkombëtare.” – thotë kryetari i Linzit.

Më tej, Luger vazhdon me mbështetje për veprimet dhe fjalët e Kurtit edhe përmes këtyre fjalëve:
“Nuk mund të jetë në shpirtin e një shteti modern që të mos pranojë rezultatet zgjedhore dhe t’i kundërshtojë ato me veprime të kontestueshme.”
Luger i thotë se e mbështet thirrjen e Kurtit për rikthim të sundimit të ligjit në pjesën veriore të Kosovës.
Kush është Lugeri?
Klaus Luger është një politikan 62 vjeçar nga Partia Social-Demokrate e Austrisë. Në të kaluarën e tij studentore, ai ka qenë anëtar i Shoqatës Komuniste Studentore, por më pas është futur në partinë e socialdemokratëve në Linz.
Prej vitit 2013 ai është në krye të këshillit komunal të këtij qyteti.