Kryeministrat e Holandës e Luksemburgut të martën në Kosovë, Kurti i pret në aeroport
Të martën në Kosovë do të qëndrojnë kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksenburgut, Xavier Bettel.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, tregohet edhe agjenda e kreut të Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimin, kryeministri Albin Kurti do t’i pret dy kryeministrat në aeroport, më saktësisht nga ora 7:55.
Dy kryeministrat para Kosovës qëndruan në Serbi, ku u takuan edhe me presidentin e Serbisë.