Kroacia nesër e nis për Kosovë kontigjentin e 41-të në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes, do dërgojë kontigjentit të 41-të të trupave në kuadër të KFOR-it.
Sipas njoftimit, ceremonia do të bëhet në në kazermën “Brigada 1 Tigrovi” nesër në orën 15:00 dhe në të do të pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq.
“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor.” – thuhet në njoftim.