Kritika që na iku, Ganimete Musliu për Ramush Haradinajn: Duhet të jetë më serioz
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, dje ka dhënë një intervistë në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka folur për situatën në veri të Kosovës.
Ajo ka pasur shumë kritika për Qeverinë Kurti. Por Musliu gjeti kohë të kritikojë edhe Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, parti opozitare. Sipas Musliut, Haradinaj duhet të jetë më serioz.
“Unë mendoj që vet Ramushi duhet me kanë më serioz. Nuk mundesh ti paradite me e sha Albin Kurtin, Qeverinë Kurti, masdite me ju shku në kabinete me pi kafe. Kur t’dojsh me rrëzu qeverinë, duhet me pasë qëndrim taman” – tha ajo në Debat Plus.