Krimi elektoral në Shqipëri: Altin Dumani shkon personalisht në Shkodër - NACIONALE

Krimi elektoral në Shqipëri: Altin Dumani shkon personalisht në Shkodër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Byroja Kombëtare e Hetimit që operon në kuadër të Prokurorisë së Posaçame Kundër Korrupsionit (SPAK),që nga orët e hershme të së enjtes, ka filluar një aksion të madh në Shkodër kundër krimit zgjedhor.

Mediat në Shqipëri, raportojnë se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka shkuar personalisht në Shkodër.

Siç raportojnë mediat shqiptare, mes tyre Euroneës Albania, bëhet fjalë për disa procedime penale nga SPAK-u dhe gjithnjë sipas burimeve të kolegëve gazetarë në Shqipëri, që nga mbrëmja e djeshme kanë filluar hetime dhe kontrolle në disa banesa, nëpër disa zona të Shkodrës.

Burimet e Euroneës, thonë se ka edhe persona të shoqëruar për krime zgjedhore. Sic raportohet, të shoqëruarit nuk janë zyrtarë të partive politike, por vetëm simpatizantë.

Çka duhet të dini shkurt për hetimin e krimeve zgjedhore në Shqipëri?

Prej më shumë se dy muaj më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), ka bërë me dije Strategjinë e parandalimit të krimeve elektorale.

Shqiptarët, nëpërmjet një qasje të lehtë në uebfaqen e SPAK-ut, mund të denoncojnë çdo krim zgjedhor – për të cilin kanë informacion.

Në prezantimin e kësaj Strategjie, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, foli para pak muajsh rreth kësaj Strategjie, e cila përkrahet dhe mbështetet edhe nga faktori ndërkombëtar në Shqipëri.

“Hetimi do të kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor dhe ai me financimet jo formale, zgjatha e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe mund të aksesohet nga kushdo”, deklaroi Altin Dumani, para pak muajsh.

Këtë paralajmërim të strategjisë dhe publikimin e saj, e kishte kritikuar kryeministri shqiptar Edi Rama, duke e quajtur ‘lajthitje’ dhe uronte që ‘të mos ndodhte survejimi i partive politike’.

“Nuk mund dot të trysnohet administrata e shtetit. Nuk mund të paragjykohen. Dhe edhe një gjë tjetër, nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës të kthehemi në kohëra kaq të errëta ku survejohet çdo kush që merret me politikë”, deklaronte Rama në një komunikim që e quan ‘sy më sy’ me qytetarët.

Rikujtojmë se besueshmëria e qytetarëve shqiptarë në SPAK-un, sipas barometrit të fundit të publikuar nga Euroneës Albania, është mjaft e madhe.

Në fakt, SPAK, është institucioni që prin me besimin më të madh të qytetarëve shqiptar në të.

Kjo e gjetur nga barometri, e nxjerr SPAK-un me 52.1% si institucionin që gëzon besim qytetarë. E dyta sipas barometrit, është Ambasada amerikane në Shqipëri.

Për të raportuar krimin elektoral në Shqipëri, kliko këtu.

Lajme të ngjashme