Statistika të frikshme: 5 vrasje brenda dy muajve në Kosovë, krahasuar me vetëm 1 vitin e kaluar - NACIONALE

Statistika të frikshme: 5 vrasje brenda dy muajve në Kosovë, krahasuar me vetëm 1 vitin e kaluar

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kosova është tronditur nga vrasjet që kanë ndodhur gjatë muajve maj dhe qershor 2026, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar, sipas statistikave, rritja e vrasjeve është e frikshme.

Gjatë muajve maj dhe qershor 2026, Kosova u trondit nga pesë (5) vrasje, ndërsa në tri raste është përdorur mjet i mprehtë (thikë).

E gjatë periudhës maj-qershor 2025, në Kosovë ka ndodhur vetëm një(1) vrasje.

Vrasjet e raportuara gjatë muajit Maj 2026

Mbrëmja e 27 majit konsiderohet si një nga netët më të rënda, ku dy vrasje ndodhën pothuajse në të njëjtën kohë.

Në Prishtinë (Bregu i Diellit): U ekzekutua me armë zjarri Agron Hajdari (i njohur si "Radulla"), anëtar i njohur i tifo-grupit Plisat. Motivi i dyshuar lidhej me një borxh financiar.

Në Mitrovicë të Jugut: Një 37-vjeçar (Erduan Ibrahimi) u godit për vdekje me thikë në Lagjen e Romëve pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ku mbeti i plagosur edhe vëllai i tij.

Vrasjet e raportuara gjatë muajit Qershor 2026:

Vrasja në Ferizaj (28 qershor): Një 32-vjeçar me inicialet F.H. mbeti i vrarë me armë zjarri brenda një objekti banesor në rrugën “Sejdi Sejdiu”. Për këtë rast, Gjykata ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës kryesore, një 24-vjeçare e identifikuar si Arjeta R., pas një përleshjeje fizike mes tyre.

Vrasja në Zlipotok të Dragashit (29 qershor): Një 47-vjeçar, i cili shërbente si imam i fshatit, humbi jetën pasi dyshohet se u godit për vdekje me mjet të mprehtë (thikë).

Vrasja në Gjakovë (7 qershor): Një person humbi jetën pas një përleshjeje të ashpër mes dy grupeve familjare. Sipas hetimeve fillestare, viktima dyshohet se u godit për vdekje me mjet të mprehtë (thikë) gjatë konfliktit. Për këtë rast, Policia e Kosovës arriti të arrestojë një të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka iniciuar rast për vrasje të rëndë, ku personi me inicialet I.S. është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Në muajt Maj dhe Qershor të vitit 2025 kanë ndodhur dy vrasje, tri më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2026.

Vrasjet e raportuara gjatë muajit Maj 2025:

Më 6 maj 2025, një burrë sulmoi me thikë bashkëshorten dhe dy vajzat e tij brenda shtëpisë në Prizren. Si pasojë e plagëve, vajza e tij 15-vjeçare ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Asnjë vrasje nuk është raportuar gjatë Qershorit 2025

Në muajin Qershor të vitit 2025, në Kosovë nuk ka pasur asnjë vrasje të raportuar.

Kjo do të thotë se ka pasur një rritje të dukshme të vrasjeve e krahasojmë me vitin e kaluar (2025).

Vrasjet gjatë periudhës maj-qershor 2026 janë rritur për 4 raste më shumë (ose 400% më shumë) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (2025).

Rritja e vrasjeve në Kosovë ka sjellë shqetësim të madh për sigurinë publike, pasi brenda një periudhe shumë të shkurtër janë kaluar nga raste të izoluara në konflikte më të shpeshta me fatalitet.

Lajme të ngjashme