Në prag të zgjedhjeve në Shqipëri: Sondazhi plot befasi – kë preferojnë shqiptarët? - NACIONALE

Në prag të zgjedhjeve në Shqipëri: Sondazhi plot befasi – kë preferojnë shqiptarët?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shqipëria mban zgjedhjet këtë të diel të 11 majit. Euronews Albania ka publikuar barometrin përfundimtar në prag të zgjedhjeve dhe këtu po sjellim tri nga gjetjet kryesore të këtij barometri: cila parti është e para, cili politikan më i pëlqyeri ndër shqiptar dhe një e gjetur tjetër interesante – besueshmëria e madhe e qytetarëve shqiptarë në SPAK-un dhe Ambasadën amerikane në Shqipëri.

Euronews Albania, ka publikuar projeksionin e fundit, pak ditë para zgjedhjeve të së dielës në Shqipëri.

Sondazhi tregon se 43.9 për qind e respodentëve thonë se do të votojnë për Partinë Socialiste, 29% për Aleancën Shqipëria Madhështore e udhëhequr nga Sali Berisha, me 7.2% është Nisma Shqipëria e Bashkuar e Adriatik Lapajt, me 6.8% është Partia Mundësia e Agron Shehajt dhe më pas parti të tjera.

PS– 43.9%

ASHM– 29%

Nisma SHB– 7.2%

PM– 6.8%

LB– 1.8%

PSD– 1.6%

Tjetër– 0.5%

Të pavendosur– 9%

Ky projeksion, është realizuar për herë të dytë Brenda vitit dhe janë pyetur 1600 qytetarë dhe një nga pyetjet e tij, ka qenë edhe ajo se cilin politikan shqiptar pëlqehet pak ditë para zgjedhjeve.

Në sondazh, prin Edi Rama me 49.4% dhe i dyti është Agron Shehaj me 36.3%. I treti renditet Adriatik Lapaj, i katërti Sali Berisha, i pesti Arlind Qorri dhe i gjashti Lulzim Basha.

Edi Rama - ka 49.4% mendim pozitiv

Agron Shehaj - 37.3% që kanë mendim pozitiv

Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 35.1%

Sali Berisha, 33.5% mendim pozitiv

Arlind Qori 24% mendim pozitiv

Lulzim Basha 9.7% mendim pozitiv

Një tjetër rezultat interesant i projeksionit, është besueshmëria e qytetarëve shqiptar ndaj SPAK-ut (Strukturës së Posaçme Kundërr Korrupsionit).

Sipas sondazhit, si institucioni që gëzon shumë besim ndër qytetarë është SPAK dhe e dyta vjen Ambasada amerikane.

Me 52.1 për qind është SPAK sipas barometrit ndërkaq me 50.9 Ambasada Amerikane.

Lajme të ngjashme