Rriten kreditë konsumuese dhe mbitërheqjet, populli ‘në luftë’ për ta reduktuar hendekun mes të ardhurave dhe shpenzimeve
Vitet e fundit, ishin ndër më të rëndat për Kosovën në aspektin ekonomik. Ndër problemet më të mëdha të vendit ishte inflacioni, me produktet bazë që pësuan rritje gati të paprecedentë. Ndërkohë që tregues të ndryshëm ekonomikë pasqyronin vazhdimisht krizën, tendencat e fundit si rritja e kredive konsumatore, rritja e mbitërheqjes, rënia e konsumit vjetor të familjeve dhe rritja e emigrimit nënvizojnë ndikimin e drejtpërdrejtë të shumë sfidave më të cilat përballet Kosova.
Rritja e kredive konsumuese tregon realitetin e 'luftës së popullsisë' për të përballuar jetesën, duke iu drejtuar kredive konsumuese e mbitërheqjeve për të zbutur hendekun midis të ardhurave dhe shpenzimeve.
Rritje enorme e kredive konsumatore
Kosova po përjeton një situatë të vështirë financiare. Kjo pasqyrohet qartazi në një statistikë të kredive në rritjen e kredive konsumuese dhe mbitërheqjeve në vitin 2023.
Sipas të dhënave të fundit nga Banka e Kosovës (BQK), të publikuara nga Instituti Gap, shuma totale e kredive konsumuese në vitin 2023 është rritur me një shifër prej 114 milionë eurosh, ose rreth 23 për qind më shumë krahasuar me vitin 2022.
Ndërkohë, një tendencë e kundërt është vërejtur në sektorin e kredive hipotekare, ku vlera totale është zvogëluar për rreth 24 milionë euro ose për 11% krahasuar me vitin 2022.
Përveç kësaj, një tjetër tendencë interesante është rritja e mbitërheqjeve. Të dhënat e fundit nga BQK tregojnë se në fund të vitit 2023, gjendja e mbitërheqjeve nga bizneset dhe ekonomitë familjare ishte rreth 472 milionë euro, një rritje prej 57 milionë eurosh (ose 13.7 për qind) krahasuar me vitin e mëparshëm.
Dobësimi i mirëqenies sociale
Kosova mbetet e ngarkuar nga një pabarazi e konsiderueshme e të ardhurave në krahasim me shtetin mesatar anëtar të Bashkimit Evropian.
Sipas një raporti raporti të Bankës Botërore, Kosova mbetet e ngarkuar nga një pabarazi e konsiderueshme e të ardhurave në krahasim me shtetin mesatar anëtar të Bashkimit Evropian.
“Pavarësisht ekonomisë së qëndrueshme progresi që nga pavarësia, mbetet një hendek i madh i të ardhurave ndërmjet Kosovës dhe anëtarit mesatar i Bashkimit Evropian shteti”, thuhet mes tjerash në raport.
Sipas gjetjeve në raport, dinamizmi i kufizuar i bizneseve ka vepruar si pengesë për zgjerimin e sektorit privat dhe mundësitë e punësimit.
“Dinamizëm dhe aksesi i kufizuar i bizneseve në financa pengon zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës Investimi është kryesisht ndërtimi fokusuar me kontribute të kufizuara në rritje”, thuhet në raport.
Sipas një ankete të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Buxhetin e Ekonomive Familjare për vitin 2022, konsumi mesatar vjetor i familjeve në vitin 2022 ishte 8 mijë e 106 euro, me 55 për qind të dedikuar për ushqim dhe pije joalkoolike.
Rreth 4 mijë e 389 euro shpenzuan familjet në Kosovë vetëm për produkte bazë dhe pije joalkoolike.
Ndonëse pjesë e krizës ekonomike ishin edhe vendet e tjera të rajonit, më së shumti e pësuan xhepat e qytetarëve të Kosovës. Krahasuar me Shqipërinë, familjet kosovare shpenzuan rreth 15.6 për qind më shumë për ushqim dhe pije joalkoolike.