Krasniqi: VV-ja nuk mund të propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ajo ka dështuar 5 herë
Analisti Albert Krasniqi ka bërë me dije se deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, nuk ka të drejtë që nesër të propozojë sërish për kryetare të Kuvendit.
Ai ka bërë me dije se Haxhiu, sipas aktgjykimit të fundit, e ka konsumuar të drejtën e saj pasi ka dështuar pesë herë në votim të hapur.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se VV-ja nesër duhet të propozojë një deputet tjetër për kryetar të Kuvendit.
“Duke qenë se votimi për kandidat/e për kryetar/e të Kuvendit nuk mund të përsëritet më shumë se tre herë për të njëjtin person, dhe se propozimi i parë i LVV-së për kandidaten Albulena Haxhiu ka qenë i pasuksesshëm për pesë herë, ajo nuk mund të rikandidohet sërish. Në vijimin e seancës konstituive, LVV duhet të propozojë një kandidat/e tjetër për këtë post”, ka shkruar Krasniqi.