Krasniqi pëmend "presion" nga Qeveria në lidhje me vendin dhe datën e betimit të kryetarëve në veri - NACIONALE

Krasniqi pëmend "presion" nga Qeveria në lidhje me vendin dhe datën e betimit të kryetarëve në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar qeverinë për presion në lidhje me ceremoninë e betimit të kryetarëve të rinj të katër komunave veriore.

Krasniqi nga Dukagjini citohet të ketë thënë se Qeveria duhet të rekomandojnë një vend të caktuar dhe një orë për mbajtjen e ceremonisë.

“Ka pasur presion nga qeveria dhe MAPL që të ndërrohet vendi dhe data. Nuk duhet të fshehen qeveria dhe ministrat, duhet të rekomandojnë një vend të caktuar dhe një orë ku të mbahet. Neve krejt çka na takon dhe gjithë ajo që kemi kërkuar me respekt dhe pa presion, kemi thënë të krijohet konteksti dhe kushtet që kryetarët të bëjnë betimin.Nuk e di kë dojnë ta mashtrojnë vetveten sepse neve nuk mund të na mashtrojnë.” – raportohet se ka deklaruar ai.

Ndërkohë, sot në media është raportuar se kryetarëve e tri komunave veriore do të betohen të enjten, më 25 maj.

Kështu ka deklaruar Betim Gjoshi në një prononcim për Kosovapress.

“Me kërkesë të MAPL-së është caktuar data 25 maj për betimin e kryetarëve në tri komunat veriore në objektet publike të komunave,”u shpreh z. Gjoshi në fjalën e tij.

Lajme të ngjashme