Krasniqi nga Peja: Qeveria jonë është e angazhuar maksimalisht që të mënjanohen situata të tilla - NACIONALE

Krasniqi nga Peja: Qeveria jonë është e angazhuar maksimalisht që të mënjanohen situata të tilla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Kraniqi ka njoftuar se ka vizituar familjen Ademaj nga Peja, ku ka shrehur ngushëllime për vdekjen e dy anëtarëve si pasojë e vërshimeve nga shiu.

Krasniqi ka deklaruar se ka parë nga afër dëmet e shkaktuara në lagjet Asllan Qeshme, Xhemajl Kada dhe Fidanishte.

Ai tutje ka thënë se qeveria e tyre është e angazhuar që të mënjanohen situata të tilla.

Postimi i plotë:

Vërshimet e shiut mbrëmë në Pejë, na kanë tronditur, shqetësuar dhe pikëlluar, me Ministrin Mehaj dhe Kryetarin Muhaxheri vizituam familjen Ademaj për ti shprehur ngushëllime familjes e cila humbi më të dashurit e tyre nga këto vërshime të cilat përfunduan në mënyrë tragjike.

Kemi parë nga afër dëmet e shkaktuara në lagjet Asllan Qeshme, Xhemajl Kada dhe Fidanishte të cilat janë dëmtuar dhe prekur më shumë nga këto vërshime.

Qeveria jonë është e angazhuar maksimalisht që të menjanohen situata të tilla dhe qytetarët mos të dëmtohen as rrezikohen si nga vërshimet e fundit të cilat përfunduan në mënyrë tragjike.

Lajme të ngjashme