Sveçla shpreh ngushëllime pas vdekjes së dy personave nga vërshimet në Pejë: Po qëndrojmë në gatishmëri - NACIONALE

Sveçla shpreh ngushëllime pas vdekjes së dy personave nga vërshimet në Pejë: Po qëndrojmë në gatishmëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së dy personave nga vërshimet në Pejë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka thënë se akterët e nivelit qendror janë në gatishmëri për reagim dhe po vazhdojnë të jenë në koordinim me nivelin lokal.

“Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre. Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm mbrëmë me Qendrat Operative Emergjente dhe njëkohësisht i ftoj që për çdo kërkesë apo informacion të vijojnë të kontaktojnë pa pagesë në numrin emergjent 112, Policinë e Kosovës 192 dhe Zjarrfikësit 193.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vërshimet e mëdha me të cilat është ballafaquar qyteti i Pejës mbrëmë dhe të pikëlluar që këto vërshime morën jetën e dy qytetarëve tanë.

Që nga fillimi i përkeqësimit të situatës, të gjithë akterët e nivelit qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me nivelin lokal ku po bëhet vlerësim sistematik i situatës.

Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre.

Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm mbrëmë me Qendrat Operative Emergjente dhe njëkohësisht i ftoj që për çdo kërkesë apo informacion të vijojnë të kontaktojnë pa pagesë në numrin emergjent 112, Policinë e Kosovës 192 dhe Zjarrfikësit 193.

Lajme të ngjashme