Krasniqi nga Haga: Urova Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme - NACIONALE

Krasniqi nga Haga: Urova Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook të shoqëruar me fotografi pranë vendit ku po mbahen në paraburgim Thaçi, Veseli e të tjerët, ka bërë të ditur se javën e pavarësisë e ka përmbyllur me një takim me krerët e UÇK-së në Hagë.

Krasniqi ka thënë se shënimi i 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk do të ishte i plotë pa i uruar ata që ngritën themelet e shtetit tonë, pra Thaçin e Veselin.

Tutje Krasniqi ka shkruar se uron që festat e ardhshme Thaçin, Veselin, Krasniqin Selimin e të tjerët t’i gjejë në Kosovë.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë - Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi.

Duke rikujtuar së bashku momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që i kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t'i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë.

Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën!

Lajme të ngjashme