Krasniqi: Na vjen keq që, ndonëse të vendosur, s’kemi mundur ta ndryshojmë rrjedhën e derisotshme - NACIONALE

Krasniqi: Na vjen keq që, ndonëse të vendosur, s’kemi mundur ta ndryshojmë rrjedhën e derisotshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas dështimit të seancës së fundit konstituive të Kuvendit të Kosovës, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur keqardhje publike për situatën politike që, siç tha ai, po shkakton dëme ekonomike dhe izolim ndërkombëtar.

“Kemi rritje të çmimeve që po e godet çdo familje, çdo të ri, çdo penzionist. Izolim ndërkombëtar që po i kushton vendit me dhjetra e besa edhe qindra miliona euro dhe më shumë kohë të humbur në integrim. Kosova është i vetmi vend që rrezikon të humbasë mbi 100 milionë euro nga plani i rritjes i BE-së, jo për mungesë kapacitetesh por për mungesë institucionesh.

Si kryear i PDK-së dëshiroj ta thëm publikisht se na vjen keq, na vjen keq që qytetarët janë lodhur. Na vjen keq qe edhe ne, ndonëse të vendosur, kemi qenë të pafuqishëm për ta ndryshuar rrjedhën e derisotshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Na vjen keq për stresin, pasigurinë dhe pamundësinë e përfaqësimit ndaj qytetarëve si pasojë e kësaj bllokade për çka edhe e kemi marrë besimin në zgjedhjet e fundit.“

Lajme të ngjashme