Krasniqi: Kurti po i zbaton krejt marrëveshjet e mëhershme, e hidhur për aspektin moral të politikave të ti - NACIONALE

Krasniqi: Kurti po i zbaton krejt marrëveshjet e mëhershme, e hidhur për aspektin moral të politikave të ti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka shkruar një status për ndryshimin e qëndrimeve të Kryeministrit Albin Kurti gjatë historisë politike të tij.

Krasniqi përmes një status në Facebook, ka thënë se Kurtit po i duhet t’i përshtatet marrëveshjeve që i ka kundërshtuar sa ishte opozitar.

Në detyrën si kryeministër, Kurti po detyrohet të kolovitett edhe vetë në “Shtratin e Prokrustit”, që është konstruktuar që nga Konferenca e Rambujesë, Marrëveshja Teknike-Ushtarake, rezoluta 1244, Marrëveshja Hakerup-Qoviq e 5 nëntor 2001, Gjashtë Pikat e Ban Ki Munit 26 nëntor 2008, Plani i Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës, e cila esencialisht është kompilim i të gjitha dokumenteve, qëndrimeve dhe vendimeve e propozimeve të huaja, të bëra për Kosovën postrambujeane”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka shkruar tutje se kjo gjë zbulon një gjë të hidhur për të.

Ose e ka pasë keq atëherë, kur fyente e etiketonte barbarisht, ose e ka keq tash, kur ka hyrë në një spirale të kompromiseve evidente”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme