Krasniqi: Kurti na ka konfrontu me botën, Gërvalla turpi i turpit - NACIONALE

Krasniqi: Kurti na ka konfrontu me botën, Gërvalla turpi i turpit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se për çështje të rëndësishme i tejkalojnë edhe dallimet partiake.

Krasniqi në RTV21 ka thënë se kryeministri, Albin Kurti e ka fut në një kurs të gabuar konfrontimi me aleatët kryesorë.

“Për çështje të rëndësishme, ne i tejkalojmë dallimet partiake. Por, sot kur shihe qartë se ky kryeministër e ka fut në një kurs të gabuar, konfrontimi me aleatët kryesorë, kurs i pamendueshëm që sanksione me na vendos ShBA dhe BE, ne besojmë që nuk ka më mundësi tjetër për ta ndalur këtë theqafje, qoftë edhe përmes bllokimit, nuk marrim pjesë në votime, komisione, seanca, e kemi shkëput komunikimin me kryeministrin dhe presidenten.” – ka thënë Krasniqi.

I pari i PDK-së ka thënë se ne kemi një kryeministër që na ka konfrontu me botën e jashtme dhe një ministre të Punëve të jashtme që është turpi i turpit.

Politika e jashtme e Kosovës veç e tillë nuk mund të quhet. Një kryeministër që na konfrontu me botën e jashtme, dhe një ministri e jashtme që është turpi i turpit.” – ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Lajme të ngjashme