Bajqinovci i kundërpërgjigjet opozitës: Për të rrëzu qeverinë së pari duhet të mobilizohet qytetari - NACIONALE

Bajqinovci i kundërpërgjigjet opozitës: Për të rrëzu qeverinë së pari duhet të mobilizohet qytetari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë ka organizuar tryezë diskutimi me gazetarë dhe shoqëri civile për situatën e krijuar në vend.

Të njëjtën gjë e kanë bërë sot edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Rreth këtyre organizimeve ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci për Gazetën Blic ka thënë se për të rrëzuar qeverinë duke të mobilizohet qytetari.

“Për të rrëzu qeveri e për të fituar zgjedhje duhet pikë së pari të mobilizohet qytetari. Mbështetja e qytetarëve ndaj qeverisë është e fortë.” – ka thënë ai.

Tutje deputeti i VV-së ka shtuar se mbështetjen e fortë ndaj qeverisë po e dëshmojnë edhe sondazhet, që po fshihen edhe nga vetë opozita.

Kjo po dëshmohet edhe nga sondazhet e fundit të cilat po mbahet të fshehta edhe nga vet opozita. Ju e patë se dje Barometri i Ballkanit për vitin 2023 e renditi Qeverinë e Kosovës të parën në Ballkan për nga besueshmëria, me 56%.” – ka thënë Bajqinovci.

Lajme të ngjashme