Fitore Pacolli: LDK dhe PDK janë kundër popullit - NACIONALE

Fitore Pacolli: LDK dhe PDK janë kundër popullit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë kundër popullit.

Pacolli ka thënë se LDK para disa muajve ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për caktimin e çmimeve tavan, dhe sipas saj kjo ishte rezultat që çmimet e produkteve ushqimore të rriten.

Nga ana tjetër, ajo ka thënë se sot PDK-ja ka dërguar në Kushtetuese vendimin e Kryetarit të Kuvendit për seancën që është mbajtur javën e kaluar, që sipas Pacollit kanë kaluar vendime të rëndësishme.

Ndërsa kur bëhet fjalë për AAK-në, Pacolli ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta kalojnë pragun.

Kështu ka deklaruar Pacolli pasi një komentues e ka pyetur “e AAK-ja?”

Postimi i plotë:

LDK dhe PDK janë kundër popullit.

LDK-ja, para disa muajve e ka dorëzuar në Kushtetuese Ligjin për caktimin e çmimeve tavan e si rezultat çmimet e produkteve ushqimore vazhduan të rriten.

Sot, PDK e paska dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kryetarit të Kuvendit për seancën që mbajtëm javën e kaluar ku kaluan vendime të rëndësishme.

Disa nga projektligjet që u miratuan e që direkt ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve

Projektligji për çmimin e produkteve medicinale - përmes së cilit ndalohet abuzimi me çmimet e barnave.

Projektligji për proceduren përmbarimore - përmbaruesi nuk mund të rrezikojë më minimumin jetik të qytetarit.

Projektligji për procedurat e caktimit të pagës minimale nga kjo përfitojnë

mbi 100 mijë punëtorë në sektorin privat që aktualisht punojnë për pagë nën 264 euro;

mbi 380 mijë të punësuar të cilët marrin më shumë pagë neto sepse hiqet tatimi për 250 eurot e para të pagës.

Lajme të ngjashme