Krasniqi i PSD-së: Asnjë fjalë nga Kurti për Martin Berishajn, era po vjen, por jo era shtet
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka komentuar fotografinë e anëtarëve të LVV-së tek shtëpia e Ambasadorit Martin Berishaj, ku ky i fundit dyshohet për një aferë për shpërlarje parash.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse nuk e dini se çfarë raporti të afër ka kreu i VV-së, Albin Kurti me ambasadorin Berishaj, atëherë vetëm analizojeni mbrojtjen frontale që po ia bën VV-ja – Martninit.
“Krejt VV-ja n'konak t'Martin Berishajt, në Tuz të Malit të Zi. Ne që e njohim Albin Kurtin dhe krerët e VV-së, e dijmë mirë çfarë raporti të afërt shoqëror ka Albini me Martin Berishajn. E ju që nuk e njihni këtë raport super të afërt, veç analizojeni mbrojtjen frontale që po ia bën VV-ja Martinit.” – ka shkruar ai.
Krasniqi ka shkruar se Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për skandalin e dyshuar që është përfshirë Berishaj.
“Po përfliten 1 milionë euro të tërhequra kesh. Nga një kompani energjetike e Serbisë. Para të padeklaruara askund nga Martin Berishaj. Të sjellura në Kosovë (bash në vit zgjedhor). Dhe asnjë fjalë nga Albin Kurti! Era po vjen. Por jo era shtet.” – ka përfunduar ai.
