Krasniqi i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim - NACIONALE

Krasniqi i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pranuar ftesën nga Kryeministri, Albin Kurti për takim.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, Faton Abdullahu, zëdhënësi i kësaj partie.

"Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim", ka deklaruar ai.

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka dërguar një letër Kryeministrit Albin Kurti për situatën në pjesën veriore të Kosovës, duke i shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të PDK-së për ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit të vendit.

Në letrën e tij drejtuar Kurtir, Krasniqi ka thënë se situata në pjesën veriore është shqetësuese, me rrezik të përshkallëzimit, ndërsa epilogu nuk është i qartë. E që sipas tij, një koordinim i Qeverisë me Opozitën dhe harmonizimi i veprimeve institucionale me partnerët ndërkombëtarë është i domosdoshëm.

“Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë stabilitetin e shtetit tonë. Me këtë rast, ju shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit tonë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme