Krasniqi i bindur se Hamza do të jetë kryeministër: Me Hamzën qytetarët do të befasohen me ngritjen e pagave - NACIONALE

Krasniqi i bindur se Hamza do të jetë kryeministër: Me Hamzën qytetarët do të befasohen me ngritjen e pagave

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Mmeli Krasniqi, është shprehur i bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhme i Kosovës.

Ai ka thënë se me të kryeministër qytetarët e Kosovës do të befasohen vetëm për të mirë.

Në emisionin “Click” në RTV21, ai ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për një qeveri që kryen punë.

“Unë jam absolutisht i bindur që kryeministër i ardhshme do të jetë Bedri Hamza. Këtë e kam bindje”, është shprehur ai.

Duke e kritikuar Qeverinë Kurti për befasitë jo të mira që ua ka bërë kosovarëve, ai ka thënë se me Hamzën kryeministër befasi do të jetë rritja e pagave.

Me PDK-në dhe me Bedri Hamzën si kryeministër befasinë më të madhe që mundem me e pasë qytetarët është se kur të ngritën në mëngjes kontot e tyre me pa që iu kanë rritu pagat. Kjo është befasi më e madhe që ne mund të ua bëjmë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas të parit të PDK-së, Kosovës i dihet një qeveri normale.

Një projekt qeverisës, i cili atë që e thotë edhe e realizon, një qeveri që kryen punë. Sot këtij vendi i duhet një qeveri që përtej fjalëve kryen punë. Në me fjalë nuk mund të konkurrojmë me Albin Kurtin”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së në këtë intervistë ka folur edhe për procesin e dialogut.

Ai e ka kritikuar Qeverinë Kurti për degradimin e këtij procesi.

Sipas tij, draft-statuti i Asociacionit është shumë i rrezikshëm.

Mendoj se është një draft i keq, i cili rrezikon absolutisht jo në ditën e themelimit të asociacionit, por 6 muaj ose 5 vjet pas me pasë një entitet i cili përveç e një autonomie politike e rrezikon edhe funksionimin shtetit të Kosovës dhe është fatkeqësi pse ka ardhur deri këtu , sepse ky është një tekst i cili e ka prodhuar Albin Kurti me mosveprimin e tij”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se në bashkëpunim me SHBA-të do të hartonte një draft tjetër.

Kurgjo pa amerikanë nuk ndodh, unë të nesërme e kisha fillu këtë proces me mirësjellje me kërkesë për ndihmë ekspertëve të SHBA-së…s’është e vonshme, nuk është bre shkencë ajo këta veç s’kanë deshtë, s’kanë ditë ose s’kanë guxu për një javë kryhet ajo punë”, ka thënë Krasniqi.

Ai është shprehur i bindur se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së PDK-së do ta ristartonte procesin e dialogut.

Ju siguroj që PDK në momentin që do vijë në Qeveri në 100 ditët e para ne do ta resetojmë dialogun , që nënkupton më së pari do të ketë një komision të ri, do të ketë ndërmjetës të ri si dhe do të ketë ndryshim çasje të dialgut”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme