“Dani Ceballos ka marrëveshje paraprake me Atletico Madridin” - NACIONALE

“Dani Ceballos ka marrëveshje paraprake me Atletico Madridin”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Dani Ceballos do të largohet në verë nga Real Madridi për t’iu bashkuar rivalit lokal, Atletico, kështu ka deklaruar së paku gazetari spanjoll Siro Lopez.

Sipas Lopez, Ceballos ka marrëveshje paraprake me “Los Rijoblancos", ngase është lodhur nga qëndrimi në stol dhe është i zemëruar me trajnerin Carlo Ancelotti.

Megjithatë, Real Madridi mund të bëjë ndonjë ndryshim të çasteve të fundit dhe të tentojë ta mbajë në skuadër, si zëvendësuesi i Luka Modricit.

“E shoh më shumë si zëvendësuesi i Modricit por duhet ta bindim sepse ai s’po luan dhe pavarësisht bisedave ka marrëveshje paraprake me Atletico Madridin, kështu më kanë thënë persona afër tij”.

“Real Madridi kuptohet do ta ketë fjalën e fundit sepse ka kontratë edhe për dy vite tjera”, shtoi Lopez.

Ceballos ishte kaluar nga Atletico Madridi edhe në të kaluarën, sa ishte lojtar i Real Betisit por që zgjodhi t’i bashkohet klubit më të madh në historinë e futbollit.

Sidoqoftë, këtë sezon lojtari është dëshpëruar me Ancelottin që nuk e ka vendosur fare në fushë në shumë ndeshje, duke preferuar emra tjerë si Tchouameni, Camavinga, Valverde, Modric dhe Kroos.

Përndryshe, Ceballos ka refuzuar ofertat e skuadrave si Celticu e Feyenoord duke i dhënë prioritet qëndrimit në La Liga, mirëpo nuk dihet nëse Reali do ta lejojë t’i bashkohet Atleticos, ngase një gjë të tillë s’ia kishin mundësuar as James Rodriguezit.

Lajme të ngjashme