Krasniqi e LDK-së: Përfshirja e Osmanit në dialog nënkupton se Kurti ka qenë i paaftë - NACIONALE

Krasniqi e LDK-së: Përfshirja e Osmanit në dialog nënkupton se Kurti ka qenë i paaftë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me 1 qershor, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar, se së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, për të diskutuar në lidhje me tensionet e fundit në veri të vendit.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Krasniqi për GazetaBlic, ka thënë se përfshirja e presidentes Osmani në dialog nënkupton se kryeministri Kurti ka qenë i paaftë për të sjellur ndonjë rezultat.

Meqë dialogu tash e disa kohë ka stagnuar, ndërrimi i pozicioneve apo përfshirja e presidentës Vjosa Osmani, në dialog nënkupton nevojën për të treguar rezultat në këtë çështje me qenë se Kryeministri Kurti ka qenë i paaftë për të përmbushur objektivat e vendit, në procesin dialogues”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti ka shkelur mbi çdo parim e premtim që e ka pasur për sa i përket dialogut.

Për me keq, ai ka shkelur mbi çdo parim e premtim që e ka pasur për sa i përket dialogut. Tani, mbetet të shihet se cili do të jetë roli i Presidentës Osmani, do të bëjë diçka ndryshe dhe konform interesit të vendit, apo vazhdimësi e asaj çfarë ka bërë Kurti”, tha tutje Krasniqi.

Lajme të ngjashme