Erdogan pas bisedës me Kurtin: Progresi në dialog është mënyra e vetme për vendosjen e paqes - NACIONALE

Erdogan pas bisedës me Kurtin: Progresi në dialog është mënyra e vetme për vendosjen e paqes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtyre dy thirrjeve telefonike, Erdogan është shprehur se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit.

Ai tutje ka bërë të ditur se Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut.

Gjatë thirrjeve ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm. në rajon. Presidenti Erdoğan vuri në dukje se Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut.” – thuhet në njoftimin e Presidencës turke.

Lajme të ngjashme