Peach pas takimit me Kurtin: Veprimet e Qeverisë ia kanë dëmtuar imazhin Kosovës - NACIONALE

Peach pas takimit me Kurtin: Veprimet e Qeverisë ia kanë dëmtuar imazhin Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari britanik, Stuart Peach ka thënë se veprimet e fundit nga Qeveria e Kosovës në veri kanë shkaktuar pasoja dhe ia kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar dhe reputacionin me aleatët.

Peach pas takimin me Kurtin ka thënë se Britania e Madhe ka qëndruar pranë Kosovës dhe do të vazhdojë të qëndrojë edhe tani, por ka shprehur qëndrimin e tij se kjo qasje e qeverisë, do ta vështirësojë situatën.

“Kjo është vizita ime e katërt në Kosovë dhe po ndodh në një kohë të vështirë. Kam takuar Kryeministrin Kurti si dhe Zëvendëskryeministrin Gërvalla Ministrin e Mbrotjes Mehaj, KFOR-in dhe Ambasadorin Hovenier. Në takimin me Qeverinë, kam përçuar një mesazh shumë të qartë: veprimi i Qeverisë së Kosovës për të imponuar vendosjen e kryetarëve në objektet komunale me forcë, ishte i pamatur dhe ka shkatuar pasoja të dëmshme. Është e nevojshme që të gjitha palët të angazhohen për de-eskalim.” - ka shkruar Peach.

Në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe thuhet se Peach ka deklaruar se nga bisedat me homologët në Uashington dhe Bruksel ka kuptuar se Kosova është dëmtuar si për nga imazhi, ashtu edhe te reputacioni që e kishte te vendet e aleate.

Po vështroj me kujdes ngjarjet dhe po bisedoj me homologët në Uashington, Bruksel dhe përtej. Këto diskutime e kanë bërë të qartë për mua se këto ngjarje kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe reputacionin e saj te aleatët. Britania e Madhe ka qëndruar pranë Kosovës në kohëra të mira dhe të këqija si mike dhe mbështetëse dhe do të vazhdojë kështu, por veprimet e njëanshme vetëm sa do të përkqeësojnë situatën.” - ka shkruar në fund Peach

Lajme të ngjashme