Edhe një batalion tjetër i NATO-s në gatishmëri për zbarkim në Kosovë
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Stuart Munsch, ka njoftuar se NATO ka vënë në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë për zbarkim në Kosovë.
Ky lajm vjen pasi vendimit për të sjellë mbi 700 trupa të KFOR-it në veri të vendit.
Admirali Munsch u ka bërë thirrje palëve të ulin tensionet dhe të mos ndërmarrin veprime të papërgjegjshme që mund ta përshkallzojnë situatën.
“Diskutimet e tyre përfshinin dislokimin e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se nevojiten trupa shtesë”, thuhet në postimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli në Twitter.
Their discussions included employment of the additional 700 troops from the reserve battalion called into Kosovo by NATO to normalise the situation and ensure security, as well as the potential employment of another reserve battalion that has been placed on high readiness...
— NATO JFC Naples (@JFC_Naples) May 31, 2023