Krasniqi e LDK-së niset për në ShBA: Privilegj i madh të jem e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump - NACIONALE

Krasniqi e LDK-së niset për në ShBA: Privilegj i madh të jem e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka marrë ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ajo ka bërë me dije se një gjë e tillë është një nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj i madh për të.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ShBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati më i madh i Kosovës.

“Është një nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj i madh për mua të jem e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky moment përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por mbi të gjitha, një vlerësim të lartë për angazhimin e përhershëm dhe vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikun tonë të përhershëm dhe partnerin më të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh, një partner i pazëvendësueshëm që ka qëndruar krah nesh në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit tonë. Zoti e bekoftë popullin amerikan”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme