Krasniqi e kritikon Kurtin: Kosova llugë, ti flet për çlirimin dhe demokratizimin e Serbisë - NACIONALE

Krasniqi e kritikon Kurtin: Kosova llugë, ti flet për çlirimin dhe demokratizimin e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti. Në fakt, Krasniqi foli gjerë e gjatë për mënyrën se si Kurti e menaxhoi krizën në veri.

Krasniqi e kritikoi fjalimin e Kurtit në lidhje me demokratizimin e Serbisë.

“Krejt çka the në fjalim është qëllimi me i çliru serbët, paramendoje kryeministri i Kosovës qëllim e paska me çliru komunitetin serb. Çlirimtar i serbëve, me demokratizu Serbinë kryeministri i Kosovës. Kshyri more puntë e tua, Kosova është llugë, njerëzit janë duke të ikë natë e ditë, për mbi 120 mijë njerëz prej se e ke marrë qeverisjen, të kanë ikë, e kanë lëshu Kosovën për të mos u kthy kurrë më.” – vlerësoi Krasniqi.

Lajme të ngjashme