KQZ tregon numrin e votuesve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike deri në ora 15:00 - NACIONALE

KQZ tregon numrin e votuesve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike deri në ora 15:00

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar votimi në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme.

KQZ ka njoftuar se deri në ora 15:00 kanë votuar 10 mijë e 246 apo 50.91%.

Është duke vazhduar procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës. Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 votues apo 50.91 %.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme