KQZ mban mbledhjen e radhës, merr vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor të 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës të martën, ku janë marrë disa vendime.
Në një komunikatë për media, KQZ ka njoftuar se mes tjerash, ka marrë vendim për pagesën e rreth 130 personave të angazhuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësi diplomatike.
“Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për pagesën e reth 130 personave të angazhuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025”.
Po ashtu, KQZ ka marrë vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.
“Po ashtu, KQZ mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, në mesin e materialeve që do t’i nënshtrohen shkatërrimit janë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve, e të tjera. Materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse”.
Komunikata e plotë: