KQZ-ja në pritje të vendimit zyrtar të Presidentes për shtyrjen e zgjedhjeve - NACIONALE

KQZ-ja në pritje të vendimit zyrtar të Presidentes për shtyrjen e zgjedhjeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk është njoftuar nga Presidentja Vjosa Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për gazetën Nacionale se ky institucion do ta pres vendimin zyrtar të Presidentes Osmani për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë zyrtarisht vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore. Për mbledhjen e radhës do t'iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi.

Lajme të ngjashme