KQZ-ja ndan 2 milionë euro për VV-në në ditën kur s'i dhanë popullit TRUST-in - NACIONALE

KQZ-ja ndan 2 milionë euro për VV-në në ditën kur s'i dhanë popullit TRUST-in

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë mjetet financiare për subjektet politike për periudhën 1 janar–31 dhjetor. Sipas njoftimit, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë afër dy milionë euro nga fondi për mbështetje. Ky vendim, vjen pikërisht në ditën kur ky subjekt parlamentar, i tha "JO" tërheqjes së mjeteve nga Trusti, si ndihmë për qytetarët gjatë krizës ekonomike.

KQZ përmes një komunikate për media ka thënë se 4 milionë e 200 mijë euro janë ndarë për financimin e subjekteve politike dhe mbështetjen e punës së deputetëve.

Siç shihet, partia që ka përfituar më së shumti është Lëvizja Vetëvendosje, për të cilën janë ndarë 1 milionë e 827 mijë euro. 230 mijë euro të tjera, janë ndarë për shpenzime të deputetëve.

Partia Demokratike e Kosovës do të marrë 598 mijë e 5000 euro, ndërsa 66 mijë e 500 euro për shpenzime të deputetëve.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës nga ky fond do t’i ketë 472 mijë e 500 euro, ku 52 mijë e 500 janë për deputetë.

Subjekti tjetër opozitar, Aleanca për Ardhëmërinë e Kosovës, ka përfituar 252 mijë euro, ndërsa 28 mijë shkojnë për shpenzime të deputetëve.

Më poshtë, gjeni listën e plotë të shpenzimeve që janë ndarë për secilin subjekt politik:

Lajme të ngjashme