KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit për Prishtinë, Mamushë dhe Junik
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të tri komunave.
Në mbledhjen e sotme KQZ-ja ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 12 tetorit për komunën e Prishtinës, Mamushës dhe Junikut pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna.
Ndër të tjera, në këtë mbledhje është diskutuar për përgatitjen rreth raundit të dytë të zgjedhjeve, i cili do të bahet nesër.
Gjithashtu, u njoftuar se tashmë ka përfunduar shpërndarja e materialit zgjedhor, një proces i cili është zhvilluar në disa faza.