KPMShCK anulon konkursin për katër pozita në Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) ka anuluar një konkurs të Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Në vendimin që e ka parë gazeta Nacionale, bëhet fjalë për anulimin e 4 pozitave në këtë institucion.
Këshilli ka konstatuar se konkursi është shpallur në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publik.

Agjencia Për Informim dhe Privatësi, e cila udhëhiqet nga Komisionerja Krenare Sogojeva – Dërmaku, në mars të këtij viti kishte hapur konkurs për disa pozita: zyrtarë të inspektimit, zyrtarë të lartë për inspektimit dhe zyrtarë ligjorë.
