Gjuriqi nervozohet pas demanteve nga ambasadorët kosovarë, tash përmend 19 çnjohje - NACIONALE

Gjuriqi nervozohet pas demanteve nga ambasadorët kosovarë, tash përmend 19 çnjohje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq ka thënë se diplomacia serbe në vitet e fundit ka sjellë 19 tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Sipas Kosovo Online, Gjuriq më tej ka shtuar se është e kotë që përfaqësuesit e Kosovës të bëjnë foto me ambasadorët në korridore, në përpjekje për të mohuar çnjohjet.

“Ne kemi 19 fletë tërheqjeje dhe nëse ata vazhdojnë ta bëjnë këtë, ne do të vazhdojmë të bëjmë tonën”, - është shprehur Gjuriq.

Më tej, bëhet e ditur se Gjurqi ka folur për përpjekjet e Prishtinës për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare, duke i quajtur ato lëvizje destruktive dhe sulme ndaj parimeve të Uashingtonit.

“Përshtypja ime është se ShBA-të e shohin atë si shpërqendrim, diçka që largon vëmendjen nga dialogu”, - raportohet të ketë thënë Gjuriq.

Lajme të ngjashme