Ministria e Jashtme: S’kemi ASNJË njoftim për çnjohjet - NACIONALE

Ministria e Jashtme: S’kemi ASNJË njoftim për çnjohjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar rreth pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreht çnjohjeve të pavarësisë së Koosvës.

Në njoftimin në faqen zyrtare të MPJD-së në Facebook, thuhet se nuk ka asnjë njoftim rreth pretendimeve të Vuçiqit.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, njofton që nuk ka ASNJË njoftim në MPJD dhe as në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve të djeshme të presidentit serb se disa shtete paskan tërhequr njohjen. Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë.” – shkruhet në këtë njoftim.

Lajme të ngjashme