Kosova dërgon edhe një ekip të FSK-së në ndihmë të Turqisë
Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë e Sirinë, Kosova tashmë ka nisur edhe ekipin e dytë për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit.
Përmës një njoftimi në rrjetin social, FSK ka njofuar se ekipi i dytë do të përbëhet edhe nga oficerë e nënoficerë, që do t’i bashkohen kontigjentit për të mbështetur operacionet në Turqi.
“Është nisur sot edhe një ekip e Forcës së Sigurisë së Kosovë, për të mbështetur operacionet e Kërkim-Shpëtimit të kontingjentit të FSK-së, në Zonën e Operacionit në Republikën e Turqisë. Ekipi i përbërë nga oficer e nënoficer do t'i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve,”-shkruhet në njoftimin e FSK-së.
Kujtojmë se ditën e hënë Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet 7.8 ballë, i cili deri më tanë ka sjellë më shumë se 22 mijë viktima në të dyja vendet.
