Zhvillimet e fundit nga Turqia dhe Siria pas tërmetit vdekjeprurës
Sipas presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, bilanci i fundit i numrit të të vdekurve në Turqi është rritur në 19,388, me rreth 77,711 të plagosur.
Ndërkohë në Siri numri i viktimave ka shkuar në 3,377, duke ngritur kështu totalin e vdekjeve në të dy vendet në 22,765.
Vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se përgjigja e autoriteteve ndaj tërmeteve në jug të vendit nuk po lëvizte aq shpejt sa donte qeveria.
Ndërkohë, kreu i Helmetave të Bardha Siriane ka akuzuar OKB-në, për dështimin e ofrimit të ndihmës së duhur humanitare në zonat e kontrolluara nga grupet rebele, duke e përshkrur përgjgijen e saj si “katastrofike” dhe duke i bërë thirrje që t’i kërkojë falje popullit sirian për mungesën e ndihmës.
Qeveria siriane ka miratuar shpërndarjen e ndihmave humanitare nëpër vijat e para të luftës civile 12-vjeçare të vendit, duke shtuar se ndihmat do të mbërrinin përmes OKB-së, Gjysmëhënës së Kuqe Siriane dhe Kryqit të Kuq.
